Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan kanë njoftuar se familja e tyre është rritur me një tjetër anëtar dhe se vajza e tyre e tretë ka ardhur në jetë.

“Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim i vogël”, shkruan çifti krenar në Instagram.

Marc Zuckerberg dhe gruaja e tij, njëherësh ish-kolege nga Universiteti i Harvardit, janë tashmë prindër të vajzës 7-vjeçare Max dhe 5-vjeçares August. Sipërmarrësi i famshëm 38-vjeçar përmendi vajzat e tij në një postim në Instagram të shtatorit 2022, duke njoftuar shtatzëninë e gruas së tij 38-vjeçare.

“Shumë dashuri”, shkroi Zuckerberg krahas një selfie të buzëqeshur duke mbajtur dorën në barkun shtatzënë të gruas së tij.

“Jam i lumtur të them se Max dhe August do të kenë një motër vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Çifti u takuan në vitin 2003 në një festë të vëllazërisë universitare ndërsa prisnin në radhë për tualetin.

“Ai ishte ai djaloshi paksa i çuditshëm nervoz,” tha Pricilla Chan për The New Yorker në vitin 2010, duke bërë shaka se Zuckerberg kishte një “tërheqje nervoze ndaj shkencave kompjuterike”.

Çifti u martua në vitin 2012 dhe Zuckerberg dikur e quajti Pricilla-n pjesën më të rëndësishme të jetës së tij. Në përpjekje për të krijuar familje, çifti kaloi një rrugë mjaft të vështirë pasi Priscilla, e cila është një ish-pediatre, pësoi tre abort. Fatmirësisht çifti u bënë prindër për herë të parë në vitin 2015, kur lindi vajza e tyre Max, dhe dy vite më vonë një vajzë tjetër, August. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re