Shtetet e Bashkuara kanë emëruar Gjeneralin Alexus G. Grynkewich si komandantin e ri suprem të forcave të NATO-s në Evropë, duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj Evropës, tha aleanca të enjten.

Grynkewich, 53 vjeç, një ish-pilot, do të marrë gjithashtu komandën e forcave amerikane në Evropë, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

Që nga themelimi i NATO-s në vitin 1949, komanda supreme e forcave të NATO-s në Evropë i është caktuar gjithmonë një oficeri amerikan.

Buxheti për mbrojtjen

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, konfirmoi të enjten për gazetarët në Bruksel angazhimin e SHBA-së ndaj Aleancës, por paralajmëroi aleatët evropianë se do të duhet të ndajnë më shumë fonde për mbrojtjen e tyre dhe se duhet të braktisin “varësinë” e tyre nga SHBA-ja.

Gjenerali Grynkewich do të zëvendësojë një gjeneral tjetër amerikan, Christopher Cavoli, i cili mori detyrën më 4 korrik 2022, disa muaj pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko