Tashmë në këtë tavolinë (foto më poshtë) nuk do të jetë më i ulur nënkomisar Saimir Hoxha.

44 vjeçari ka lënë bosh karrigen. Ndërroi jetën dhe la pas të shoqen e dy fëmijët. Por një dhimbje të madhe la dhe në mesin e atyre me të cilët punonte çdo ditë. Kolegët e Saimirit kanë vendosur një buqetë me lule dhe një paketë cigare. Pranë tyre, një foto e oficer Hoxhës, i cili do të jetë i munguar për të gjithë kolegët.

Nënkomisar Saimir Hoxha humbi jetën dy ditë më parë nga duart e 21 vjeçarit Aldi Rama. I riu qëlloi dy herë mbi policin, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re