Një gomë e carë e një Boeing-u të Egypt Air, ka bërë që të bllokohen të gjitha fluturimet në areoportin e Beogradit “Nikola Tesla”.

Avioni u ul në orët e para të mëngjesit, por për shkak të një gome të çarë në rrota nuk mundi të ecte më tej duke e bllokuar pistën.

Kjo ka bërë që të gjithë fluturimet drejt Beogradit, përfshirë dhe një nga Tirana, të devijohen në aeroportet e vendeve fqinje, Rumani e Hungari.   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re