“Ishte një grua e buzëqeshur, përherë e sjellshme, e lidhur me familjen. Shpesh e shihje teksa bënte xhiro me të shoqin, një njeri me të vërtetë i mirë. Prej vitesh jetonte këtu (Porto Potenza) e në punë shkonte me biçikletë. E njihja nga puna e do më mungojë mirësia e saj”

Kështu shprehet Emanuela, për 51 vjeçaren shqiptare Albana Bega, e cila fatkeqësisht humbi jetën në një aksident ditën e djeshme. Si përherë Albana ishte në biçikletë dhe u godit për vdekje në rrugë nga një makinë.

Jetonte prej 20 vitesh me të shoqin Luanin dhe me djalin e tyre. Aksidenti ndodhi jo shumë larg shtëpisë së saj. Mjekët kanë tentuar t’i shpëtojnë jetën 51 vjeçares në spitalin e Ancona-s, por gruaja nuk ia ka dalë dot.

Mbesa e 51 vjeçares, përcjell media italiane, tregoi se Albana kishte kryer shkollë për mësuese.

“Prej 20 vitesh jetonte në Itali, kishte bërë shkollën e lartë për mësuese. Do të na mungojë shumë, u prehtë në paqe. 10 ditë më parë Albana kishte humbur të atin, një dhimbje e madhe për të”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re