Naomi Campbell duket se po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me vajzën e saj të vogël.

Së fundmi modelja ka shpërndarë një seri fotosh në Instagram ku shfaqet me të bijën teksa vizitojnë një xhami.

Konkretisht, fotot janë realizuar në Xhaminë e Madhe Sheikh Zayed në Abu Dhabi dhe tregojnë nënë e bijë të kapur për dore teksa eksplorojnë vendin. “Shkëlqimi i Xhamisë së Madhe Sheikh Zayed”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Që nga njoftimi për ardhjen e vajzës së saj në maj 2021, Campbell ka shpërndarë shumë pak foto të vajzës së saj në rrjetet sociale pasi nuk dëshiron ta ekspozojë atë në sytë e publikut.

Modelja mirëpriti vajzën e saj në moshën 50-vjeçare. Siç kishte deklaruar në një intervistë, ajo e dinte gjithmonë se do të bëhej nënë dhe e konsideron lindjen e vajzës gëzimin më të madh që mund të kishte në jetë. “Jam me fat që e kam…”, pati thënë ajo.

Në fakt, ajo inkurajon miqtë e saj më të mëdhenj që të kenë edhe bebe. Në një numër të fundit të British Vogue, ajo është fotografuar me vajzën e saj atëherë 9-muajshe dhe ka folur për dëshirën që kishte gjithmonë për të pasur një fëmijë.

Në një tjetër kontekst, nuk dihet nëse kjo grua me famë për gjëra të mbrapshta, tashmë që është bërë nënë, ka dhe një lloj vetëdijësimi mbi veten. Fakti që ka zgjedhur të vizitojë një xhami, vendi ku njeriu ftillohet mbi veten dhe botën ku jeton, kuptimësinë e drejtë të saj, ndoshta është një kërkim të një tjetër jetë nga ajo e deritanishmja. /tesheshi.com/    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re