“Zonja dhe zotërinj një katastrofë ka ndodhur tek Kullat Binjake (World Trade Center)”

Kështu e kujton 11 shtatorin ky kapiten anije. Ishte nisur drejt ishullit të Manhatanit kur mësoi se Kullat Binjake ishin goditur. Në një intervistë për BBC, ai tregon se ishte një ndër detarët që u munduan të shpëtojnë e largojnë prej ishullit, sa më shumë njerëz që të mundte.

“Vetëm në varkën time kishte afro 4 mijë vetë atë ditë. Kishte aq shumë, saqë nuk mund të numëroja dot më. Do t’i merrnim të gjithë, këdo dhe sa më shumë që të kishim mundësi.”

“Isha kapiten i një anije në atë kohë. Kjo ishte varka ime. Ishte një ditë e bukur dhe po mbusheshim me pasagjerë në Neë Jersey. Në tv mësuam se një prej kullave ishte goditur nga një avion. Mua më thanë që ishte goditur kulla. E pyeta a je i sigurt, se mos është ndonjë film. Më tutje e pashë në tym kullën dhe vendin ku kishte goditur avioni… brenda pak minutave, kishte vetëm kaos. Kishte mijëra njerëz afër molit që vraponin për të hyrë nëpër varka e anijet e transportit. Kur kulla e parë u rrëzua, ishte sikur të dëgjoje njëqind bum-e sonike, zhurma ishte shurdhuese. Më pas erdhi shtëllunga e tymit. Për pak sekonda tymi erdhi tek ne e nuk dija ç’të bëja. Mora bluzën dhe e laga në ujë, për ta vendosur në fytyrë.

Kemi parë njerëz që ishin hedhur nga moli e po notonin. Një grua arritëm ta nxjerrim nga uji për në varkë. Ishte shtatzënë 6 muajshe. Më tutje pamë disa gra që me vete kishin karroca për fëmijë. Shkuam tek ato dhe e ulëm hundën e varkës poshtë. Ato nëna na shihnin nga lart e në duar kishin fëmijët e tyre. Me ndihmën e pasagjerëve të tjerë, nënat hodhën fëmijët e tyre drejt varkës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko