Shqipja i ka një sërë shprehish të bukura, si përshembull “… po të ikën treni?”

Por pa çka bukurisë së shqipes, shumë shqiptarë e humbin jetën në rrugët e vendit dhe në shumicën e rasteve është pikërisht shpejtësia shkaku kryesor.

Për të vërtetuar kaq pak, mjafton të hedhësh një sy në statistikat e aksidenteve. Vetëm muajin prill të këtij viti u regjistruan 104 aksidente, ndërsa në katërmujorin e parë të 2021, plot 427 aksidente rrugore.

Mjaftojnë këto dy shifra për t’ju rikthyer shprehjes…

Por në këtë artikull, do të përcjellim një video që tregon se çfarë do të thotë shpejtësi dhe se përse qytetarët duhet t’i ruhen asaj. Video e mëposhtme është shpërndarë nga gruaja e një burri që u aksidentua teksa i jepte motorit.

Ky i fundit, po ecte me shpejtësi deri në 267 km/h derisa në një moment, përplaset ashpër me një automjet. Në momentin e përplasjes, burri kishte një shpejtësi prej 140 km/h. I gjithë aksidenti është regjistruar nga një kamera trupore që ai kishte me vete.

Videon e postoi policia me lejen e të shoqes si një orvatje për të sensibilizuar njerëzit. Kjo sepse ky motorist arriti të shpëtojë vetëm falë disa njerëzve të mirë që shkuan menjëherë në ndihmë të tij në rrugë. Morën ambulancën e madje i dhanë ndihmën e parë duke u asistuar nga mjekët përmes telefonit.

Pavarësisht, i aksidentuari pësoi dëmtime të rënda në kokë. Nuk mund të komunikojë dot më lirshëm dhe ka nevojë për dy kujdestarë me kohë të plotë që ta ndihmojnë në veprimtarinë e përditshme.

Thënë shkurt, shpejtësia dhe një moment, i ndryshuan përgjithnjë jetën atij dhe të gjithë familjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re