Një grua u arrestua nga policia pakistaneze, nën akuzën se vrau 17 persona të familjes përderisa tentoi të helmonte burrin e saj.
Shefi i policisë lokale, Sohail Habib Tajak, tha se gjyqtari lejoi policinë të merrte në pyetje gruan për të mësuar nëse vendimi për të helmuar burrin ishte i saj apo partneri i saj e detyroi.
Tajak theksoi se gruaja u martua kundër vullnetit të saj në shtator në një fshat pranë qytetit Ali Pura, 100 kilometra në jug të Multanit, në krahinën lindore të Punxhab-it. Ai tha se ajo nuk ishte e kënaqur me martesën dhe se donte të kthehej në shtëpinë e prindërve të saj.
Ajo thuhet se mori helmin nga i dashuri i saj javën e kaluar dhe e ka përzirë me qumësht për burrin e saj, i cili nuk donte ta konsumonte. Megjithatë, vjehrra e saj më vonë përdori qumështin për të bërë pijen tradicionale të kosit dhe i shërbeu një grupi prej 27 anëtarësh të familjes më të gjerë, që humbën vetëdijen dhe më pas u dërguan në spital.
Zyrtari i policisë tha se prej tyre 17 humbën jetën si pasojë e helmimit, ndërsa 10 të tjerë ndodhen në trajtim.
E akuzuara të martën doli para gjykatës në Muzaffararh, kurse gazetarëve u tha se nuk ishte e kënaqur me vendimin e prindërve të saj për ta martuar pa vullnetin e saj. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re