Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime të forta. Mes të tjerash Vangjeli tha se brenda një muaji në Shqipëri do të vijnë një grup i madh prokurorësh nga Franca, Belgjika dhe Holanda.

Analisti zbuloi se është haur telefoni i një personazhi të njohur të botës të krimit, i akuzuar për vrasje. Sipas tij në këtë telefon janë gjetur gjëra që mund të lënë shumëkënd pa gjumë.

“Çfarë ka pasur ndërmend kryeministri nga ato që di dhe nuk thotë? Vitin e shkuar në fund të shtatorit është nënshkruar marrëveshja e ekstradimit me Spanjën. Ka një mal të madh me dosje në gadishullin Iberik. Do ta dëgjojmë. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë sesi ndërthuren dhe bëhen gërshet zeshkani, marrëdhënie të papërshtatshme të personazhee të njohur në Shqipëri me botën e krimit.

Brenda një muaji mendohet që një grup i madh me prokurorë mund të vinë në Shqipëri, nga Franca, Belgjika dhe Holanda. Dekodimi përfshin një sasi të frikshme dhe të pabesueshme të botës së krimit me personazhe që nuk ua merr mend. EncroChat është një platformë. Përdorej si mënyrë e sigurt komunikimi. Po përkthehet në mënyrë të ethshme. Sesa janë të sakta kjo është tjetër histori. Ka indicie por është dekoduar telefoni i një personazhi që është arrestuar nën akuzë për vrasje dhe thuhet që brenda këtij telefoni ka gjëra të cilat shumë kënd e lënë pa gjumë. Biseda, video dhe gjëra të tjerat cilat prokurorëti kanë parë. krimi i rrugës është i egër,por është një tjetër lloj krimi që e gjen te rrugica e Bllokut dhe Salës, se njihet si toponim tani, që mund të trondisë shumëkënd”, tha ai./ abc

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re