Skip to content

“Një gurë kemi në dorë’/ Binaj takim me qytetarët: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për…

b6ccf9de b641 4b0f a604 a12e0a3768b9 1536x864 1 1280x720 1

Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’.

Ai takoi qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se

Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet

Florian Binaj: Kjo gjë nuk bëhet vetëm.
Banori: Kërkojmë rrotullimin
Florian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi.

Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.

“Një gurë në dorë kemi”, tha ai.