Skip to content

Një hap larg Gjykatës Kushtetuese, KED zhvillon sot intervistën me Sonila Bejten

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në mbledhjen e sotme e cila do të zhvillohet në orën 10:00 parashikon intervistën me kandidaten për në Gjykatën Kushtetuese Sonila Bejtja. Bejtja do të zërë vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta, pas largimit të Besnik Muçit, si pasojë e Vettingut.

Njoftimi i KED:

Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019

Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.

Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar: Altin Binaj. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar: Sonila Bejtja.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë: Sonila Bejtja. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

/faxweb