Përkundër përpjekjeve të qeverive ndër vite komunitetet rome vazhdojnë të përballen me diskriminim, varfëri dhe përjashtim social.
Qasja në të drejtat themelore të tilla si shëndetësia, strehimi, arsimi ose punësimi ende nuk janë të garantuara.

E njëjtë situata paraqitet edhe në Elbasan. Pjesa më e madhe e komunitetit rom në këtë qytet jeton në lagjen e njohur si “ Rrapishtë”.

Sapo gjendesh në të përballesh me probleme të shumta infrastrukture. Një përrua i ndan me mazhorancën, por më shumë se ngjyra e lëkurës i dallon mungesa e kushteve bazike.

“Romët vuajnë, me asistencë po marrim 12 mijë lekë, sna dalin as për bukë, as për kafe, ne s’është se duam të jetojmë mirë, po pak të jetë, më shumë pa bukë rrimë, bukë thatë, nuk mbahet populli me 12 mijë leke, a dalin për një muaj. Nuk mendon ai për ne romët. Vetëm në kohë fushate kujtohen”.

“Vetëm të moshuarit kanë ngelur, vetëm me plakën jam. Njëherë hamë, njëherë nuk hamë, njëherë me bukë, njëherë pa bukë. Nuk mjaftojnë. Me zor e përballojmë”.

“Ne kemi gjithë ato probleme. Unë s’marr as përkrahje asgjë, as pension. Po vdesim për bukë, sna pyet njëri. Një herë në ditë pa hamë bukë” .

Rritja e cmimeve ka prekur gjithkënd, por te shtresat vulnerabël ndjehet edhe më shumë. Shumë prej këtij komuniteti ankohet se nuk i konsumojnë dot tre vakte.

Nga një lagje e zhurmshme, pasi familjet rome lindin shumë fëmijë, sot mezi takon njerëz. Shkak është se dhe ky komunitet ka emigruar për një jetë më të mirë.

Në ditën ndërkombëtare të komunitetit rom ata bëjnë thirrje për vëmendje nga qeveria qendrore dhe lokale. Sipas këtij komuniteti në Elbasan shteti për ta kujtohet vetëm në kohë zgjedhjesh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re