Papa Françesku dha një intervistë të gjatë për televizionin publik italian RAI 1, Lorena Bianchetti, duke u thënë besimtarëve se pavarësisht luftës së tmerrshme në Ukrainë dhe tragjedive të tjera në mbarë botën, ata kurrë nuk e humbin shpresën.

“Shpresa të bën të presësh, por nuk të zhgënjen kurrë”, tha Papa Françesku.

Ata diskutuan një sërë temash, duke përfshirë luftën, pandeminë, ruajtjen e besimit për shkak të tragjedisë dhe fuqinë e gruas.

Në fund të bisedës gazetarja vuri re se ishte gati ora 15 dhe pyeti kreun e kishës katolike se si duhet të jetojmë këtë orë.

Papa Françesku u përgjigj në heshtje. Ai i hodhi një vështrim të shkurtër gazetares, më pas u mendua thellë teksa shikoi poshtë.

Pas gjysmë minutë ai e shikoi përsëri. Heshtja e tij zgjati pothuajse një minutë të tërë, pas së cilës prezantuesja e falënderoi për bisedën.

Të dy u ngritën në këmbë dhe u përshëndetën ngrohtësisht. /tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re