Skip to content

Një histori me spiunë: Këshilltari i Ilir Metës akuzohet se ka filmuar Donald Lu, gjatë një takimi

Ish-ministri i Bujqësisë, aktualisht këshilltar i Ilir Metës, Edmond Panariti, ka reaguar pas një shkrimi ndaj tij.

Sipas shkrimit, që çuditërisht është publikuar në një prej gazetave pranë Ilir Metës, Panariti ka shkuar në një takim me Donald Lu, me një kamerë të vendosur në trup, për të rregjistruar bisedën me këtë të fundit.

Vetë Panariti thotë se kjo është shpifje.

“Për Gazetën e Natës!

Shpif, shpif se mbase diçka mbetet!

Përçmoj shpifësit  ndaj meje dhe shpifjet e tyre me skenarë përgjimi të tipit 007 të ambasadorëve dhe të ambasadave.

Inskenim tipik i shërbimeve sekrete të komunizmit si qëmoti.

Marrëdheniet e mija me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Bashkimit Evropian kanë qënë,  janë dhe do të mbeten korrekte, bashkëpunuese dhe institucionale.

Ju ftoj të bëni publike videopërgjimet, si dhe të identifikoni burimin e tyre dhe ti dërgoni urgjent në Prokurori.. Sa më pare”, shkruan Panariti në reagimin e tij.

Në përgjim, sipas shkrimit është përfshirë edhe Vojo Bregu, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, aktualisht kandidat i LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit.

(TemA)