Skip to content

“Një horizont i ri plot dritë e shpresë”/ Meta poston foton me Kryemadhin duke lajmëruar zhvillime të reja

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një ditë pasi mbylli mandatin e tij pesëvjecar në krye të Presidencës, Ilir Meta është gati të rikthehet në partinë që vetë e formoi.

LSI mban sot Konveten Kombëtare sikurse ishte programuar vetëm 24 orë pasi Meta ui dorëzoi Presidencen, Bajram Begajt.

Vetë Meta që kaloi vite mjaft intensive në Presidence, me përplasje të forta me mazhorancën, ka deklaruar se është gati për angazhime të tjera të mëdha me energji të reja.

LSI do të nisë sot ristrukturimin e saj në prag të një beteje të madhe elektorale sic janë zgjedhjet lokale të 2023.

Pa Metën, LSI në fakt është rrudhur jo pak, e tashmë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin ngjarjet, nëse Meta do të jetë në krye të LSI, nëse do të ndryshojë emri I partisë, apo do të bashkohen me Sali Berishën nën siglen e një koalicioni të madh sikurse ndodhi në muajin mars në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Vetë Meta në një postim në facebook në krah të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ngacmoi jo pak kuriozitetin e ndjekësve të tij duke shkruar:

“Një horizont i ri plot dritë e shpresë!”, shkruan Meta në profilin e tij, duke lajmëruar kështu nisjen e një jetë të re politike.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë