Pas ish-ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, një tjetër hoxhë është treguar optimiste për vizat e munguara për kosovarët. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, vazhdon të jetë më optimistja sa i përket heqjes së vizave sivjet. Ajo beson se deri në fundvit kosovarët do udhëtojnë pa viza, ndërsa pret një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian.

Kjo deklaratë e saj vije pas takimit për dy ditë me radhë që pala kosovare zhvilloi me delegacionin vlerësues të BE-së, për kriterin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave, që është korrupsioni.

“Institucionet kanë bërë një punë të madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave por se lufta kundër këtyre dukurive do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi Hoxha.

Ajo më tej shtoi se liberalizimi i vizave, lëvizja e lirë, është vetëm një segment nga e gjithë puna që duhet të bëhet për procesin e integrimit evropian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re