Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit sa i përket situatës me Covid19 në vend.
Nga bilanci ditor, në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete dhe 549 raste të reja.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki:
279 në Tiranë, 59 në Fier, 26 në Durrës, 18 në Vlorë, 17 në Patos, nga 14 qytetarë në Vorë, Lushnje, nga 13 qytetarë në Sarandë, Berat, 11 në Kamëz, 10 në Shkodër, nga 9 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Krujë, Divjakë, Himarë, 5 në Kurbin, nga 4 qytetarë në Rrogozhinë, Përmet, nga 3 qytetarë në Shijak, Dimal, Gramsh, nga 2 qytetarë në Roskovec, Mallakastër, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë.
Janë 3,936 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 76 vjeçe.
Janë shëruar 297 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,252 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (3 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 549Të shëruar në 24 orë 297Të shtruar në spitale 23Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 1424
Testime totale 1,854,161Raste pozitive 282,690Raste të shëruara 275,252Raste Aktive 3,936Humbje jete 3,502
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,618Fier 340Vlorë 223Durrës 187Lezhë 111Gjirokastër 108Shkodër 107Berat 92Elbasan 77Korçë 44Dibër 23Kukës 6



