Nga: Stavro Xhardha

Nga shfajsimet tipike të misogjinëve kur kapen gafil duke fyer seksin femër është: Askush nuk i respekton femrat më shumë se unë. Për këtë, fjalori urban feminist e ka konsideruar justifikim, dhe gabim logjik duke i dhuruar burrit një biskotë feministe me demek se na respektoka gratë.

Por Ben Blushi nuk ka nevojë për biskotë feministe, se nuk është misogjin. Beni ka nevojë për hurma arabe, se është anti-islamist i tërbuar. Mundësisht, ta kapërdijë me gjith bërthamë.

Nën moton e akides socialiste “Në njërën dorë demagogjinë, në tjetrën mediokritetin”, Blush furça na nxjerr dy lloje islami, ashtu siç partia e tij komuniste na nxjerr tek tuk ndonjë opozitë: her me Ben furçën, e her me Karl Marks Braçen.

Beni çmon islamin progresist, çmon islamin që e eksiton në instagram, jo islamin e burrave që nuk lënë gratë të dalin nga shpia, edhe pse hoxhallarët e burrat, Ben furçes dhe aleatëve të tij u kanë dhënë mandate në parlament. Beni çmon islamin që ecën me hapin e kohës, siç ecte dhe një sektor ku ka korrur fitore të mëdha nga aksionerët e tjerë. E meqë sektori e nxorri për zhelesh nga biznesi, me lekët që bëri në Top Channel, Beni tani po mendon seriozisht të blej instagramin e të përmirsojë algoritmin e tij, ku dynjaja mos shikojë më bythë dhe cica, por të shohë shaminë e motrave tona të nderuara.

Beni fut në sherr burrin me gruan, siç bën dhe akidja socialiste mot e jet, por beni nuk na fut dot në sherr me islamin, sepse nuk i bëjmë ne replika Zotit.

Beni furça ka penë, por Allahu ka kalem.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re