Home SHQIPERIA ‘Një i dënuar s’mund të tregohet me gisht gjithë jetën’, Ballanca: Pse ka dështuar rehabilitimi i të burgosurve në Shqipëri, duhet të marrë fund trajtimi i fëmijëve për të qenë supernjerëz 

‘Një i dënuar s’mund të tregohet me gisht gjithë jetën’, Ballanca: Pse ka dështuar rehabilitimi i të burgosurve në Shqipëri, duhet të marrë fund trajtimi i fëmijëve për të qenë supernjerëz 

0
‘Një i dënuar s’mund të tregohet me gisht gjithë jetën’, Ballanca: Pse ka dështuar rehabilitimi i të burgosurve në Shqipëri, duhet të marrë fund trajtimi i fëmijëve për të qenë supernjerëz 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Avokatja e popullit Erinda Ballanca ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier, ku u vra një 8-vjeçar. Ballanca tha se parandalimi është rruga që duhet të ndiqet për raste të tilla të rënda, dhe i gjithë çelësi është që të vendoset theksi te edukimi.

Sipas Ballancës, në vendin tonë ka politika të mira që janë hartuar, por mbeten gjysmake për shkak të buxhetit që mungon, siç është edhe rasti i punonjësve të shërbimit social në burgje.

Ballanca ishte dhe kundër ngritjes së një regjistri për personat e dënuar, pasi sipas saj çdo person ka të drejtë që të rehabilitohet pas kryerjes së një vepre penale.

“Ngjarje të tilla na bëjnë të shohim se çfarë kemi bërë keq, të gjithë ne, ata njerëz kanë qenë pjesë e shoqërisë, ka një standard kohët e fundit, për të pranuar të keqen. Ky lloj standardi, sjell probleme dhe te të miturit, çfarë modeli u japim ne fëmijëve tanë, ne iu themi fëmijëve që nëse shkel ligjin dhe je i pasur je një njeri më i pushtetshëm.

Edhe gjuha e përdorur, që fëmijët të jenë të parët, të jenë të fortë, të kenë arritur gjithçka në jetë është një qasje negative ndaj fëmijëve, shoqëria nuk përbëhet vetëm nga supernjerëzit, kjo nuk duhet të kthehet në mani për të qënë qëllim në vetvete. Duhet të jemi një shoqeri që të rrisim vlerën e fëmijëve dhe adoleshentëve normalë. Sa e sa njerëz i përkasin kategorisë së supernjerëzve? Ata janë shumë pak.

Parandalimi më shumë se në çdo vlerë tjetër është te familja, në mënyrë që fëmijët të kenë një sjellje më të sigurt. Mungesa e edukimit më shumë se regjistri, nuk janë zgjidhje dënimet më të ashpra, mund të adresojnë problemin në një moment të caktuar, por nuk janë afatgjata.

Çdo njeri që ka qenë në burg ka të drejtë që të rehabilitohet, nuk mund të jenë gjithnjë të etiketuar me gisht, duhen shumë elementë, shumë iniciativa, që të ndryshohet qasja ndaj edukimit të fëmijëve. Nuk mund të arrijmë ne me një regjistër që të zhdukim të gjitha problemet.

Ka një numër shumë të ulët të punonjësve socialë në burgje, që e kanë të pamundur që të bëjnë rehabilitimin e të gjithë të dënuarve, ne mundohemi që të bëjmë politika të mira, por për shkak të buxhetit të kufizuar nuk i bëjmë dot të efektshme”, u shpreh Ballanca.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë