Janë evidentuar 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Fier.Burime bëjnë me dije për BW se katër raste janë kontakte të pacienteve që kanë rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan.

Një tjetër rast është një 80-vjeçar nga lagjja “15 tetori”, ndërsa po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të të moshuarit.

Ndërsa një tjetër grua ka rezultuar pozitive në lagjen “8 shkurti” dhe mësohet se ka qenë kontakt i afërt me persona që kane rezultuar pozitiv në një fasoneri në Vlorë.

Për sa i përket rastit të Peshtanit janë marrë 6 mostra, nga të cilat 4 rezultuan pozitivë. Një prej tyre mësohet se ka pasur shenja të COVID-19 përpara se t’i merrej tamponi.

Me shtimin e 6 rasteve të reja, në Fier, Patos e Roskovec bëhen 22 raste aktivë, 2 raste ndodhen në QSUT/ Infektiv dhe pjesa tjetër marrin trajtim ambulator.
Deri më tani, pas rasteve pozitivë janë futur në karantinë 70 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve po monitorohet në vazhdimësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re