Në shenjë të pakënaqësisë që po përjetojnë egjiptianët për shkak të qëndrimit të turpshëm të regjimit të Sisit ndaj gjenocidit që po kryhet kundër popullit palestinez në Gaza, një i ri egjiptian iu drejtua të gjithëve përmes rrjeteve sociale me një mesazh shumë interesant, duke shprehur frikën se Zoti nuk do t’ia pranojë agjërimin dhe adhurimet e tjera gjatë muajit të Ramazanit, për shkak të vuajtjeve të popullit palestinez në Gaza.

I riu, emri apo identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tha: “Unë heq dorë para Zotit tonë nga ajo që po ndodh dhe nga ajo që qeveria jonë po u bën vëllezërve tanë në Gaza, nga zyrtari më i lartë deri te zyrtari më i vogël në qeveri. Ne shohim burra dhe gra nga Gaza që ecin në rrugë duke mbajtur eshtrat e fëmijëve të tyre, të tjerë duke ngrënë foragjere kur mund të gjejnë dhe kur nuk e gjejnë, vdesin nga uria ose bëhen skelete, siç shohim në videot që janë në qarkullim”.

I riu egjiptian i zemëruar shtoi: “Adhurimi më i madh është të qëndrosh pranë vëllait tënd në këtë situatë… A do t’i pranojë Zoti lutjet tona ndërsa jemi në këtë gjendje zhgënjimi?”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re