Ky ështe Dukagjin Nikollaj autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi në një lokal në qendër të Prishtines, ku një person humbi jetën dhe  21 të tjerë u plagosën.

 

 

Nikollaj i cili njihet me pseudonimin Duka është i kërkuar nga FBI. Ai prej 5 vitesh është i përfshirë në trafikimin  e sasive të mëdha te marjuanës.Mediat kosovare bëjnë me dije se ai e merrte lënden narkotike  nga furnizues në Kanada dhe më pas e shpërndante  në New  York.

 

 

 

Fillimisht ngjarja nisi si një konflikt banal mes disa personave që ndodheshin në një lokal  por më pas situata u agravua deri në përdorimin e armëve të zjarrit çka shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

 

Viktima e këtij sulmi është identifikuar si Kastriot Ramadani 39-vjeç. Sa i takon të plagosurve, 4 prej tyre moren plagë nga plumbat ndërsa 17 të tjerë u lënduan nga thyerja e xhamave dhe sendeve të tjera.

 

POLICIA E KOSOVËS

 

Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal mes disa personave janë përdorur edhe armë zjarri. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona nga armët e zjarrit. Ndërsa si pasojë e thyerjeve së gotave, shisheve të qelqit e xhamave lëndime kanë pësuar 17 persona, prej të cileve 3 meshkuj dhe 14 femra.

 

Ndërkohë ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla akuzoi sistemin e drejtësisë për ngjarjen. Ai u shpreh  se qytetarët në qendër të Prishtinës u  rrezikuan  për shkak të kriminelëve që sipas tij nuk po ndëshkohen.

 

Katër nga personat që përdorën armët e zjarrit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa një tjetër është në kërkim. Po ashtu edhe të lënduarit e tjerë po marrin ndihmë të specializuar mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re