Skip to content

Një iftar gjigand para Royal Albert Hall në Londër

Qindra njerëz morën pjesë në një iftar të hapur në sheshin jashtë sallës së famshme Royal Albert Hall në Londër të premten, më 7 prill.

Rreth 450 njerëz u mblodhën për vaktin e njohur pas agjërimit, në perëndimin të diellit. Ngjarja u organizua nga bamirësia fituese e çmimeve Ramadan Tent Project, e themeluar në vitin 2013.

Pas ezanit, muslimanët e prishën agjërimin e tyre të ndjekur nga lutja e përbashkët.

 

Duke folur para iftarit, ambasadori turk në Britaninë e Madhe, Osman Koray Ertas, preku rëndësinë e Ramazanit në forcimin e lidhjeve mes njerëzve.

Ai gjithashtu vuri në dukje solidaritetin me komunitetin turk pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.

Ertas falënderoi britanikët për donacionet dhe fushatat për mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit.

Jonathan Wilson, një profesor në Universitetin Regent në Londër, vlerësoi iftarin në ambient të hapur dhe tha se takime të tilla janë një mundësi shumë e mirë për të takuar njerëz dhe për të shkëmbyer përvoja.

Dowshan Humzah, anëtare e Bordit Këshillimor të organizatës Ramadan Tent Project, tha se projekte të tilla kontribuojnë në krijimin e miqve të rinj dhe veçanërisht falënderoi vullnetarët për kontributin e tyre. /tesheshi.com/