Klubi anglez i futbollit Chelsea ka shtruar një iftar të përbashkët në Stamford Bridge, që është eventi i parë i tillë në historinë e Premierligës.

Iftari u organizua në bashkëpunim me “Ramadan Tent Project”, një organizatë bamirëse e vlerësuar me çmime e themeluar në vitin 2013 me misionin e bashkimit të komuniteteve dhe të kuptuarit më të mirë të Ramazanit, muajit musliman të agjërimit.

Qindra persona morën pjesë në këtë iftar në stadiumin e famshëm anglez.

Omar Salha, themeluesi i “Projektit të çadrës së Ramazanit”, tha se për herë të parë në histori, në stadiumin e një klubi të Premierligës angleze organizohet iftar.

“Njerëz nga komuniteti lokal u mblodhën këtu për të mësuar më shumë rreth Ramazanit. Futbolli i bashkon njerëzit, por Ramazani gjithashtu i bashkon njerëzit,” tha Salha. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re