Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit 2025, duke publikuar pamjet e një patronazhisti që sipas tij, ka manipuluar me votën e diasporës.

Berisha tha se personi në fjalë “drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris”, duke iu referuar ministrit Taulant Balla.

“Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit”, tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi më tej se: “farsa elektorale 11 maj 2025, u bazua në një industri mafioze, të vërtetë, të manipulimit, falsifikimit, të votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë”.

“Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit”, tha ai.

 

 

Berisha: Farsa elektorale 11 maj 2025, u bazua në një industri mafioze, të vërtetë, të manipulimit, falsifikimit, të votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë.

U bazua në presionin e jashtëzakonshëm të karteleve të drogës më të mëdha në Europë si, kartelet Poja apo Troplini, Çela, Bajri dhe organizata terroriste ‘Hakmarrja për drejtësi’ dhe shumë grupe të tjera kriminale.

Por veprimtarinë e tyre kriminale, në votën e diasporës e ushtruan zyrtarë të qeverisë dhe ata arritën duke shkelur kontratën, duke shkelur rregullore, të shtetërojnë, të marrin në duart e tyre të zeza, një proces themelor, kushtetues që zhvillohej për herë të parë në historinë e vendit.

Unë ju deklarova dje se kemi të dhëna të pafundme, dhe ato do ti paraqesim para jush dhe shqiptarëve, në mënyrë që edhe shqiptari i fundit të ketë të qartë se çfarë farse e shëmtuar u zhvilluar në 11 maj.

Problemi është se 11 maj, siç thekson dhe raporti i OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit ishin të renditura në anën e farsës, në anën e qeverisë.

Ndaj dhe ka një përpjekje që të mbulohet farsa me të gjitha mënyrat. Kjo përpjekje, duke përdorur segmente të krimit, duke përdorur të gjitha format dhe nuk jepet e vërteta e farsës…

Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit.

Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit.

Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë. Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko