Pas një viti negociatash, Kombet e Bashkuara dhe Bangladeshi kanë arritur një marrëveshje që autorizon një delegacion ndërkombëtar të vizitojë një ishull të largët në të cilin autoritetet bangladeshase po zhvendosin refugjatët rohinja, njoftoi Anadolu Agency.

Delegacioni i KB do të kryejë një inspektim teknik dhe vlerësim të situatës në Bhasan Char Island, ku autoritetet e Bangladeshit, përkundër kundërshtimit të KB dhe grupeve të të drejtave të njeriut, kanë ndërtuar komplekse strehimi dhe kanë zhvendosur më shumë se 13,000 refugjatë rohinja nga kampet e mbushura me njerëz nga Cox Pazar.

“OKB ka rënë dakord të dërgojë një delegacion në Bhasan Char Island sa më shpejt të jetë e mundur dhe negociatat mbi detajet teknike të vizitës janë duke u zhvilluar,” i tha AA Mostafa Mohammad Sazzad, zëdhënësi i UNHCR në Daka.

Drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Bangladeshit Delwar Hossain tha për AA se një delegacion i KB duhet të udhëtojë në ishull në mes të javës së ardhshme. Ai shprehu shpresë se delegacioni do të ishte i kënaqur me komplekset e ndërtuara për të akomoduar më shumë se 100,000 refugjatë rohinja të cilët kishin ikur më parë nga Mianmari.

Të paktën 1.2 milion refugjatë rohinja po qëndrojnë në kampe të mbushur me njerëz në Cox Pazar. Shumica e këtyre refugjatëve u dëbuan nga Mianmari gjatë operacioneve ushtarake të tre viteve më  pare në Arakan.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kundërshtojnë planin e autoriteteve nga Bangladeshi për të zhvendosur refugjatët në një ishull të largët, por Bangladeshi pretendon se refugjatët do të kenë kushte të mira në komplekset e strehimit në të cilat janë investuar më shumë se 350 milion dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re