Artisti dhe biznesmeni egjiptian i përfshirë në politikë, Muhamed Ali ka publikuar një video në të cilën një person i maskuar, i prezantuar si ish-oficer, njofton se do të nxjerrë një video me përmbajtje pornografike, e që ka si personazh presidentin ish-gjeneral al Sisin.

Njeriu i kamufluar thotë në video: “Nëse Sisi nuk tërhiqet nga presidenca ose nuk largohet nga vendi në ditët në vijim, do të shihni gjëra komprometuese, pasi ka regjistrime audio dhe video të skandaleve seksuale midis tij dhe disa oficerëve të lartë ushtarakë”.

Ai gjithashtu tha se popullariteti i Muhamed Aliut kishte ndikuar që ai të fitonte mbështetjen e shumë zyrtarëve të qeverisë dhe se disa kishin kontaktuar me të dhe i kishin dhënë atij informacion konfidencial për al Sisin, përfshirë provat e sjelljes së dyshuar seksuale, skandale pra që përfshijnë “diktatorin e preferuar” të Trumpit, siç ky i fundit është shprehur së fundi.

“Tri palë aktualisht janë duke luftuar për pushtet në Egjipt. E para është pala që dëshiron të ruajë pozicionet dhe privilegjet e saj; tjetra është ajo e Muhamed Aliut e cila ka mbështetjen e disa oficerëve të vjetër në strukturën e inteligjencës; është një palë e tretë që mbështet Sisin dhe që ka mbështetjen e CIA-së amerikane, dhe përfaqësohet nga aktivistë si Vail Gunaim i cili dekurajon në mënyrë aktive egjiptianët që të mbështesin Muhamed Aliun dhe demonstratat që ai shpalli”, tha ish-ushtaraku në një video-mesazh.

Ai shtoi duke thënë se al Sisi se është përgjegjës për vrasjen e gjeneralit Omer Sulejman, si dhe likuidimin e 95 oficerëve qendrorë të inteligjencës, në kontekstin e konfliktit midis këtij shërbimi dhe Shërbimit të Inteligjencës së Forcave Ajrore, i cili mbështet Sisin.

Ai gjithashtu argumentoi se administrata amerikane po bën presion që Sisi të zhvendoset paqësisht nga maja e piramidës politike egjiptiane, për t’u zëvendësuar me një gjeneral tjetër të ngjashëm me të, duke ruajtur kështu pamjen e një sistemi demokratik, ndërsa mbetet në pushtet dhe mbron interesat e SHBA dhe Izraelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re