Qytetarët në Durrës ende bëjnë pazar me qese plastike, pavarësisht se ka afro një javë që është ndaluar përdorimi i tyre.

Në një vëzhgim të bërë nga Fax Neës në tregun e Durrësit është vënë re që pjesa më e madhe e qytetëve vijojnë të përdorin qeset plastike për pazaret e përditshme, të rrallë janë qytetarët të cilët janë përshtatur e kanë filluar të marrin trajse apo çanta pazari për mallrat që blejnë.

Të pyetur nëse është apo jo i drejtë vendimi për  heqjen e përdorimit të qeseve plastike qytetarët i përgjigjen në dy versione. Një pjesë përgjigjen të bindur se është një vendim i drejtë e i nevojshëm.

Nga ana tjetër më të shumtë në numër janë qytetarët që mendojnë se vendimi është i gabuar dhe duhen gjetur zgjidhje praktike.

“Nuk është i drejtë vendimi. Po blejme qese. Ca të them unë e shkreta, me trajse me vete, kanë bërë shumë gabim.  Ja kam marrë me vete. 100 lekë qesja.

Si do i përziejme bishtajat, domatet, qershitë, me një qese? Sa më shumë të shtrëngosh këtë popull, na ka shkuar në majë të hundës”– shprehen qytetarët.

Eleminimi i plastikës është një hap tejet i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, por tejet i vështirë për tu zbatuar jo vetëm në javën e parë që hyri në fuqi por edhe në javët e muajt në vijim pasi në tregjet shqiptare nuk ofrohen modele praktike, si çanta kartoni ose beze, që të ndihmojnë qytetarët për ti thënë JO PLASTIKËS.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re