Një javë me diell por e ftohtë. Gjatë këtyre ditëve, territori do të jetë kryesisht me kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira. Deri të premten, nuk do të ketë luhatje të madhe të temperaturave. Fundjava do të ketë akoma më e ftohtë dhe do të ketë rënie temperaturash.

“Ka nisur kjo javë me diell në pjesën më të madhe të territorit, prezenca e kthjellimeve është prezente në të gjithë vendin. Pjesa e dytë e ditës së sotme do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare. Deri të premten, territori do të jetë kryesisht me kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të jenë më të dukshme të mërkurën reshje të izoluara dëbore në zonat verilindore. Ndërkohë dita e enjte do të sjellë reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit.

Temperatura të ulëta janë regjistruar sot ku më e ulëta është -5 gradë celcius në Peshkopi, -4 në Ersekë ndërsa në kryeqytet 4 gradë. Në zonat e bregdetit luhaten nga 5 deri në 6 gradë. Maksimalja do të regjistrohet në qytetin e Sarandës deri në 13 gradë. Sa i përket javës, deri të premten, nuk do të ketë luhatje të madhe të temperaturave. Mbeten mëngjeset shumë të ftohta sidomos në zonat malore. Përsa i përket fundjavës, do të jetë akoma më e ftohtë ku do të ketë rënie temperaturash dhe pa reshje.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re