Organizata e Bashkëpunimit Islamic (OIC) po mban sot një takim urgjen në Stamboll për të diskutuar sulmet terroriste në dy xhamitë në Zelandën e re. Organizata po mban një takim në nivel të lartë me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare. Takimi ka ardhur pas kërkesës së Turqisë, e cila mban dhe presidencën e rradhës.

Sekretari i Përgjithshëm i OIC-së, Yusuf Al-Uthaimini u shpreh se takimi ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për sa i përket rrezikut anti-musliman. Deri më tani, është konfirmuar pjesëmarrja e Ministrave të Jashtëm të mbi 20 vendeve, përfshirë ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve dhe organizatave të ndryshme.

Në lidhje me sulmin terrorist, Zëvendës Kryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, u shpreh: “Ky takim i rëndësishëm  do t’i japë mundësinë Zelandës së Re t’i bashkohet partnerëve në luftën kundër terrorizmin dhe të ngrejë zërin në mbrojtje të vlerave, siç janë mirëkuptimi dhe tolerance fetare”. Peters gjithashtu po merr pjesë në takim me ftesë të Ministrit të Jashtëm Turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re