Kompania që fitoi koncesionin e inceneratorit të Fierit është themeluar vetëm tre javë para nënshkrimit të kontratës. Por pavarësisht se fitoi një marrëveshje me kohëzgjatje 6 vjeçare me shumën e 27 milionë eurove, rezulton se janë shitur aksionet me një vlerë prej 30 mijë lekësh.

Koncesioni është firmosur në 24 tetor të vitit 2016 nga “Integrated Technology Waste Treatment”me administrator Loran Dusha. Teksa aksioner të saj rezulton të kenë qenë Integrated Technology Sevices me pronësi 100 për qind të Klodian Zotos dhe Energy 2 s.r.l, kjo e fundit kompani italiane.

Sipas dokumenteve vetëm 7 ditë pas nënshkrimit të kontratës, 20 për qind e aksioneve të “Energy 2 srl” i kanë kaluar kompanisë “Ndërtim Montimi Patos”, për vetëm 20 mijë lekë.

Ndërkohë po të njëjtit subjekt kompania “Integrated Technology Sevices” i shet 10% të aksioneve për 10 mijë lekë.

Dhe në datë 3 nëntor të po atij viti, në QKB bëhet e ditur se është larguar ortaku “Energy 2 srl”.

Sipas dokumenteve të ministrisë së financave Subjektit në dy vite i janë paguar 1.7 miliardë lekë. Por po ashtu i është vendosur edhe masa e sekuestros konservative që prej gushtit të vitit 2020 për mos shlyerje të detyrimeve.

/Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re