Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis fton turistët që humbën pushimet në Rodos për shkak të zjarreve massive qe perfshine ishullin për një javë pushime falas.

 

Duke  folur  për median britanike  shefi I qeverise greke tha se vendimi do te merret ne bashkepunim me autoritetet ne Rodos

 

“Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme” për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve

 

Situata tashme është normalizuar në Rodos. ishulli u përfshi nga zjarre masive, aq sa pati edhe persona te lenduar .

 

Dhjetra turiste u detyruar te braktisnin ishullin pasi flaket iu afruan hoteleve. Edhe zona te tjera te Greqise u perfshine nga zjarret te cilat shkaktuan deme te medha materiale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re