Petrit Koçollari, 82 vjeç, është një prej këpucarëve të vjetër në qytetin e Gjirokastrës. Megjithëse në moshë të thyer ai vazhdon të punojë, duke iu shërbyer klientëve për riparimin e këpucëve të vjetra. Zanatin e këpucarit Petriti e ka nisur qysh në moshë të vogël.

 

Petriti thotë se ky zanat nuk duhet të harrohet në Gjirokastër.

 

 “Të punosh si këpucar ndoshta nuk të bën të pasur nga ana financiare, por sërish është një punë që të siguron të ardhura, aq më tepër që të rinjtë duhet ta vazhdojnë këtë mjeshtëri.”

 

Gjatë punës si këpucar ai ka marrë edhe vlerësimet e banorëve të Gjirokastrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re