Rrugëtimi i tij 40-vjeçar në arsim përfundoi në prag të 7 marsit. Shaban Gjura dha orët e fundit të mësimit në shkollën 9-vjeçare të Kuturmanit në Librazhd.

Mosha e pensionit i trokiti, ndërsa emocionet nuk mund t’i fshehë.

Që prej 1982 Shabani ka dhënë lëndën e historisë dhe për shumë vite ka mbajtur postin e drejtorit në shkollën e Kuturmanit.

“Në 1 shtator 78 kam nisur fakuleti histori filologji. Në ‘82 mbarova fakultetin dhe fillova punë si mësues i historisë në shkollën e Kuturmanit. Më pas kreva specializimin pas universitar. Në 88 u emërova drejtor shkolle në Fun Arrëz. Proceset demografike i kam pësuar në fshatin Kuturman si drejtor shkolle” tha Shabani.

Puna në arkivin e shtetit i dha mundësinë të grumbullonte informacione të ndryshme si bazë për librat që ka botuar.

“Në 94 fitova me konkurs fitova me konkurs punë në arkivin e shtetit. Kam punuar edhe si specialist I arkivit të qarkut Elbasan. Duke parë hisori dhe dokumente të ndryshme, me lindi ideja që të merrasha pak nga pak me shkrime, informacione dhe në 2007 si rrjehdojë e akumulimit të gjithë dokumentacionit, botova librin e parë Librazhdi dhe lufta antifashiste nacional clirimtare. Për ta cuar më tej historinë e librazhdit në vitet 45. Kam shkruar edhe për një personalitet të librazhdit, isuf gjura. Kam shkruar edhe dy libra për historinë e polisit” shtoi ai.

Mësues Shabani thotë se asgjë nuk do të kishte qenë e lehtë pa mbështetjen e bashkëshortes së tij Saimes. Të dy sëbashku jetën ia përkushtuan arsimit dhe tre fëmijëve.

“Kemi vajzën pedagoge në Shkodër, dy djem dhe dy nuse inxhinierë.  Burrë e grua jemi nga fshati Kuturman. Zonja ime Saime është vajzë nga fisi Bahiti. Unë isha emëruar në Kuturman, vija me universitet. Një moment të caktuar u ndodhëm përballë njëri tjetrit dhe morëm përgjegjësinë për të ndërtuar një familje. Në kuturman e ndërtuam shtëpinë vetë.rritëm tre fëmijë. Nuk e panë rrugën e emigracionit. Mbështesim njëri tjetrin.” u shpreh  ai.

“Me Shabanin i kemi ndrë mirë punët. Për fëmijët jemi shumë të kënaqur. Jemi familje arsimtarësh”, u shpreh gruaja e tij.

Thotë se në ditët e sotme teknologjia po ndikon negativisht tek të rinjtë.

“ Mësueit lodhen shumë. Fëmijët sot kanë qejf të luajnë me telefon, dhe kur vijnë tek detyrat nisin dhe justifikohen. Këtoprobleme si mund ti zgjidhim, që në një shkollë sëpaku të kesh talente. Shkolla ime kemi pas  2-3 talente që pikturonin shumë bukur. Por përgjithësisht vë re që disbalanca midis lirisë dhe detyrës anon më shumë nga liria.” shtoi mesuesi.

Shabani e mbylli rrugën e tij të gjatë në arsim, ndërsa kolegët vlerësojnë kontributin e tij.

“Është person i kppletuar. Ka mbi 40 vite që punon. Pë këto dy vite e vlerësoj kontributin e drejtorin Shaban Gjura. Jo vetëm si drejktues por edhe si koleg gëzon respektin e të gjithë kolektiviti. Ardhja e ditës së pensionit ne na emocionoi.” tha një nga kolegët e tij.

Daljen në pension mësues Shabani e përkufizon kështu…

“Ky nuk është fundi. Është fillim i ri.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re