Pedagogia e muzikologjisë Zana Shuteriqi, e ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka rrëfyer jetën e saj përmes muzikës.

Zana Shuteriqi vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Dhimitër Shuteriqi, rrëfeu se ishte babai i saj i cili e shtyu në rrugën e muzikës.

Ajo tha se për 12 vite studioi piano, por ju desh ta lërë karrierën si pianiste për shkak të një lëndimi në krah, dhe pas kësaj vijoi të studiojë muzikologjinë.

Pjesë nga biseda

Brikena Prifti: Si erdhi muzika te ju?

Zana Shuteriqi: Muzika te unë ka ardhur shumë herët, që kur isha në shkollë. Jeta ime u përcaktua, studiova piano 12 vite në Liceun Artistik, dhe në atë kohë në Institutin e Arteve kalova në një drejtim tjetër në muzikologji. Nga fusha e interpretimit kalova në një fushë që se kisha menduar në fakt, por rrethanat ishin të tilla që duhet të braktisja instrumentin që e desha shumë.

Brikena Prifti: Si ka ndikuar babai te ju?

Zana Shuteriqi: Ne ishim 3 fëmijë dhe babai kishte “dështuar” me dy më të rriturit për t’i përfshirë në fushën e artit, kështu që u gjenda unë. Kishte shumë dëshirë që një nga fëmijët të ishte muzikant. Sigurisht që ka ndihmuar, pasi im atë ishte njeri shumë i lexuar, nuk ishte thjeshtë shkrimtar, ishte euridit, kishte shumë njohuri për muzikën. Kur fusha ime ime ndryshoi, ndikimi ishte realisht i madh. Ja di shumë për faleminderit. Sa herë vjen rasti e them kishte të bënte në radhë të parë me shkrimin e gjuhës shqipe, ne kemi bërë shkollë të mirë, por gjithsesi kur ulesh dhe shkruan është çështje më vete. Ai ishte njeri me skrupolozitet të madh, mbi shkrimin e pastër të shqipes, kjo ka qenë ndihma më e madhe për mua.

Brikena Prifti: Momentet që kujtoni si të më të rëndësishmet?

Zana Shuteriqi: Kalimi nga pianiste në muzikologji. Mua mu sëmur krahu, im atë kuptoi që diçka nuk shkonte, bëmë një takim me pedagogen time, Margarita Kristidhi, një grua me shumë dinjitet dhe integritet. Në atë kohë im atë ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, mund t’i thoshte që vajza juaj është shumë e talentuar, por me shumë takt i tha që Zana mund të punojë në fushën e studimeve. Unë nuk desha në fakt, doja të shkoja në gazetari, letërsi, në një nga fushat që shkonte më afër.

Brikena Prifti: U zhgënjeve?

Zana Shuteriqi: Ky zhgënjim ma bëri edhe më të madhe, pasi shokët e mi disa u bënë instrumentistë, kurse unë shkova në një fushë që skisha shkuarn ndonjëherë, por besoj se ishte zgjedhja e duhur. Ja di shumë për faleminderit profesoresësh time. U tregua e sinqertë dhe nuk bëri kompromise të kota që ne e kemi zakonin t’;i bëjmë, sidomos kur kei të bëjmë me njerëz me njëfarë pozicioni.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re