Skip to content

Një “Jo” diplomatike amerikane për Asosacionin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Duket se SHBA ka gjetur një mënyrë për të kundërshtar Asosacionin e Komunave Serbe në Kosovë, ndryshe nga BE që kërkon që Beogradit t’i plotësohet ky projekt politik sipas marrëveshjes së 2013-ës.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”. Dhe Asosacioni në fakt përban pikërisht këto dy veçori të papranueshme për Prishtinën: është antikushtetues, i shpallur i tillë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si dhe është “shtet brenda shtetit”, siç Republika Srpska në Bosnjë, nga e cila po vuan dhe faktorin ndërkombëtar.

Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai, një mënyrë diplomatike kjo për të thënë se kështu siç e do Beogradi është e papranueshme.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojmë.

“Ne duam të gjejmë disa prej këtyre shembujve, dhe ndoshta edhe t’i përdorim si udhëzues për të zbatuar Asociacionin. Prandaj, kam shpresë se mund t’i diskutojmë këto në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji”, shtoi ai, duke lënë të kuptuar se duhet të bindë Brukselin për t’u tërhequr nga “bindja e verbër” ndaj Beogradit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë