Kur po mbyllej afati për tu regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit është regjistruar edhe një koalicion tjetër.

Koalicioni është quajtur “Aleanca dhe ka në përbërje 8 parti që janë pak të njohura në skenën politike.

Koalicioni “Aleanca” do përfshijë, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Partia me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia e Reformuar Demokratike Shqiptare, Aleanca Demokratike Shqiptare, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Njerëzve.

Në ditën e fundit u regjistrua edhe koalicioni i Partisë Demokratike ndërsa LSI do të garojë e vetme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re