Në Japoni, kompania e dasmave Crazy do t’i shpërblejë punonjësit e saj me pikë, nëse ata për pesë ditë të javës bëjnë gjumë më së paku 6 çdo natë.

Punonjësit do të jenë në gjendje të fitojnë më shumë se 5 mijë dollarë në muaj duke bërë gjumë të rregullt. Pikët e fituara mund të përdoren në kafenenë e kompanisë.

Kompania do të paguajë para për njerëzit që flenë të paktën 6 orë për 5 ditë në javë, shkruan në Twitter menaxheri i firmës Miu Gorai.

Gorai, ka themeluar firmën në vitin 2012, dhe parim kryesore i kompanisë është shëndeti i punonjësve. Ndryshe kompania në fjalë për herë të parë punonjësve që kanë bërë gjumë të rregullt u ka shtruar  drekë falas  dhe të njëjtit i ka shpërblyer me pushime jashtë vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko