Tradicionalisht, kur një njeri ndahet nga jeta, trupi i tij varroset. Por ka pasur edhe raste, kur familjarët e viktimës kanë vendosur të japin organet për bamirësi. Deri më sot, këto janë format më të përdorshme, ndërsa sëfundmi një rast i ri po praktikoet në SHBA.

Një firmë në Amerikë, ka njoftuar qytetarët që për 13 mijë dollarë, do të dërgojë hirin e personave që humbin jetën në hënë. Kompania, u ka dhënë një opsion tjetër qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifën, duke u dhënë opsionin e pagesës mujore prej 99 dollarësh, për aq kohë sa të plotësohet shuma, raporton The Economist.

Hiri, sipas kompanisë do të hidhet në hënë me një kapsulë alumini, e cila ka madhësinë e një buzëkuqi.

Kjo nismë është kundërshtuar ashpër në SHBA. “Është e paligjshme të hedhësh në Grand Canyon,” thotë Justin Ahasteen, kreu i zyrës në Uashington, teksa shtoi se kjo nuk duhet të jetë politika e SHBA për hapësirën. Por Charles Chafer, themeluesi i firmës, e konsideron absurde kërkesën e bërë në zyrat e Uashingtonit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re