Kryeministri Edi Rama në një takim me në Fier, ka theksuar rëndësinë e burimeve njerëzore, duke thënë se pa ta, një kompani nuk ka të ardhme.
Rama tha se sipërmarrësit tashmë e kanë kuptuar se “përpjekja për ta mësuar gomarin që të jetojë pa ngrënë nuk është objektivisht e arsyeshme.”
Ai vijoi duke thënë se “siç janë bërë shpenzime të mëdha në investime, duhen bërë shpenzime të konsiderueshme edhe për burimet njerëzore.”
Rama: Është shumë e rëndësishme të gjejmë rrugët për të rritur cilësinë e burimeve tona njerëzore, jo vetëm kur flasim për arsim në sensin e viteve të shkollës, por edhe më pas me shembuj si shembulli i akademisë së OSHEE. Mund të rrisësh kapacitete e vendit qoftë në aspektin e sektorit publik, qoftë te ai privat.
Edhe pagat janë pjesë e rëndësishme e përpjekjes së bërë. Sot kemi paga shumë të larta në sektor. Ndërkohë një tjetër…që një pjesë e rëndësishme e meritës për rritjen e pagave i takon sektorit privat.
Në tërësi, tani më edhe kompanitë, sipërmarrësit shqiptarë, e kuptuan se përpjekja për ta mësuar gomarin që të jetojë pa ngrënë nuk është objektivisht e arsyeshme. Momenti i ngordhjes së gomarit kur ti je i lumtur se nuk ha më, në momentin që nga ngarkohet, iu afrua shumë afër shumë sipërmarrjeve që e kuptuan se kolonat antike dhe dekoret me florinj false janë shumë më pak të rëndësishme sesa burimet njerëzore.
Investimi në makinën e katërt apo në fuoristradën e gjashtë është më i paarsyeshëm sesa investimi te burimet njerëzore. Nuk ka të ardhme një kompani kur nuk ka njerëzit. Duket si banalitet, por në një kohë u besua nga sipërmarrja shqiptare se krahu i lirë i punës do të mbetej përjetësisht një avantazh konkurrues pikërisht sepse u ec me idenë se në vend se ta mbaje mirë kapacitetin njerëzor, mund ta mbaje pa ngrënë.
Pagat nuk janë më problemi kryesor. Dëgjoj sipërmarrës që thonë ‘ore nuk është problemi sa, por të më vijë’. Në këto kushte duhet të gjejmë kushtet për fuqizimin e bazës së arsimit profesional, gjë që në këtë sektor ka nisur dhe do të jetë shumë e vlefshme, sa më shumë që të kalojë koha sepse në fund të fundit bëni investime në kuptimin më të mirë të fjalës.
Investimet janë 100% me standarde europiane. Të kesh një makinë siç është një investim i juaji, dhe ti të rrish mbrapa dhe ta ngasë një shofer që s’ka patentë. Është investim në vetëvrasje.
Ashtu siç janë bërë shpenzime të mëdha në investime, duhen bërë shpenzime të konsiderueshme edhe për burimet njerëzore.
Nëse nga pikëpamja e investimeve ato që shohim sot, ndjehemi sikur jemi në Europë, duhet ta kuptimi se edhe burimet njerëzore duhet t’i paguani si në Europë. Ndryshe nuk i ke dot. Do të ulet pak marzhi i fitimit, por do të garantohet fitimi afatgjatë.