Deputetja e Partisë Demokratike është takuar me presidentin e Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, në kuadër të mbajtjes së Konferencës së Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian.

Tabaku shprehet e lumtur që është pjesë e kësaj konference krah personaliteteve të tjera, e kryesisht, me z.Weber, i cili sipas saj ka udhëhequr politikat e zgjerimit të BE-së.

Postimi i plotë i Tabakut:

Manfred Weber ka udhëhequr EPP dhe grupin e saj parlamentar në politikat e zgjerimit të BE përmes diskutimeve dhe rezolutave të mbajtura në Parlamentin Europian. Një konservator i vërtetë që vizionin e tij për një Europë më të madhe e të bashkuar e ka shfaqur publikisht duke mbrojtur integrimin e Ballkanit Perëndimor.

E lumtur që pas pak do të flas në një panel të posaçëm ne Konferencën e EPP Group in the European Parliament duke iu bashkuar presidentit Weber dhe personaliteteve të tjerë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re