Sot në një lidhje “Skype” në Faxnews ka qenë i ftuar analisti Kristjan Dukaj për të folur rreth situatës politike të Malit të Zi dhe që për herë të parë do të ketë një kryeministër shqiptar.

Dukaj ka thënë se kjo gjë është pritur shumë mirë, duke e cilësuar si një politikan që ka thyer shumë barriera.

Ai shtoi se me ardhjen e Abazoviç në krye të shtetit, Mali i Zi do të ketë bashkëpunim më të mirë me shtetet e rajonit.

Pjesë nga intervista:

“Për herë të parë historinë e Malit të Zi kemi një kryeministër shqiptar, ai është parë si një politikan që ka thyer barriera të shumta, u bë kryetari i parë i një lëvizje qytetare.
Në Mal të Zi është pritur mirë, nga opozita është bojkotuar seanca parlamentare.
Në qeverinë e tij do të kemi 2 shqiptarë. Dje është zgjedhur edhe kryetarja e Parlamentit.

Cfarë do të thotë një kryeminstër i zgjedhur nga pakica?

Shkrirjen e akullit me partitë te tjera pasi Dritani bashkoi partitë serbe, malazeze. Kjo i hap politikës së re në Malin e Zi dhe për gjeneratat e reja. Me ardhjen e Dritanin do të kemi bashkëpunim më të mirë me shtetet e rajonit.

Karriera e Abazovic?

Suksesi ka qenë arritja në krye të një partie qytetare, sepse ka qenë një tabu, sepse shqiptarët kanë qenë në partitë nacionale shqiptare. Është fakt se politika e tij është daalluar, se është doktor shkencash, me ardhjen e tij në politikë dëshmon se Ballkani ka nevojë tu kthehet ekspertëve. Dhe jo njerëz që politikën e kanë hobi.
Kjo qeveri do ta ketë një mandat të kufizuar, që sot duhet të niset nga puna. Përmes dy ministrive dhe përkrahjen e Dritanit do të arrihet dhe shqiptarët do të jenë një plus, pasi rrezikojmë të zhdukemi. Shqiptarët do të jenë nën 5 %.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re