Çlirim Gjata anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News ka folur mbi situatën aktuale ku ndodhet PD duke thënë se thirrja e Kuvendit Kombëtar është e vetmja mënyrë për të rrëzuar një kryetar që sjell vetëm humbje.

Ndër të tjera, Gjata nuk la pa përmendur faktin se mungesa e një ftese nga Basha gjatë ditës së djeshme i kishte lënë një shije të keqe dhe shtoi se kjo tregonte edhe njëherë se në të vërtetë kryedemorkati nuk dëshironte bashkimin e tyre.

Çlirim Gjata anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News:

Në datën 11 pritet thjesht kuvendi i demokratëve, është thirrur nga një e katërta e delegatëve. Është marrë nga partitë europiane që kur ka kriza vihen këto dispozita që situata të zgjidhet nga anëtarësia. Për të bërë punët më të thjeshta dhe për të hapur konkurrencën. Imagjinoni nëse nuk do ishte një dispozitë e tillë, cfarë do ndodhte, kurrë nuk do ikte një kryetar. Një parti mund të vazhdojë të humbasë zgjedhje, të jetë në aleanca me kundërshti të ideologjisë.

Përdorimi i simboleve të PD

Nëse unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar, pse mos t’i përdor këto. Nuk isha I ftuar në aktivitetin e djeshëm dhe kjo më la një shije të keqe se shpesh herë është marrë Bislimi me këtë përvjetor dhe nuk më ka harruar asnjëherë. Por dje pikërisht për faktin se kolegë të tjerë të cilët ishin ftuar, më tërhoqi vëmendjen Basha që tha se këtu është brezi i vjetër të PD i ingranuar me brezin e ri. Mos harrojmë se këto detaje tregojnë dicka se ai nuk është ai që kërkon bashkimin e demokratëve. Nga ana tjetër ai thotë se po bën një kongres për të bashkuar kombëtarët në një festë të tillë do ishte minimalja të na ftonte, jo vetëm mua por edhe Berishën, le të na e linte neve në dorë të shkonim apo jo.

Për përdormin e simboleve, është njësoj si të jesh shqiptar dhe të përdorësh flamurin kuq e zi. Nuk të ndalon njeri të mos e përdorësh në rastin kur je shqiptar, nuk ka sesi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re