Kjo është Edit Luarasi (Mirdita), “ujë e sapun”, pa asnjë
ndërhyrje estetike, e cila në vitin 1972, si një divë e vërtetë prezantoi
festivalin e 11-të. Këndoi, aktroi, prezantoi dhe solli në skenën shqiptare, në
kulmin e diktaturës komuniste, Sanremon.

Fustanet e Editit nuk binin në sy, pasi shqiptarët ishin të
magjepsur përpara asaj krijese ëngjëllore dhe brilante, që “rezonon” dukshëm me
të bërit “remont” nga koka te gishti i këmbës, të atyre që kërkojnë të na
habisin me të bërit VIP ditët e sotme.

Eshtë e udhës të ftillojmë gjithkënd që ka harruar se Editi
para 47 vitesh prezantoi një nga festivalet më tronditëse në Shqipëri,
festivalin e 11-të. Dhe për këtë u shtyp nga “makineria” e diktaturës.

Nuk themi ta mbajnë të gjithë mend, por sëpaku të pyesë apo t’i
drejtohet motorit të kërkimit “Google”. Të paktën e vërteta të jetë një rikthim
kujtese për të madhërishmen Edit!

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re