Prej 5 ditësh tashmë, në repartet Covid në Shqipëri nuk ka pacientë të intubuar.

Në total, janë 71 pacientë ata që po trajtohen në spitale, një numër relativisht i vogël në krahasim me disa muaj më përpara. Fatmirësisht përgjatë javës, numrat e të infektuarve me Covid po ashtu kanë rënë ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, 39 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

E në të tilla kushte, pritet shumë shpejt që dhe masat kufizuese në Shqipëri të lehtësohen më tutje.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës.”-thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Statistika (18 Maj 2021)

Raste të reja ditore         39

Të shëruar në 24 orë      986

Të shtruar në spitale      71

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3,169

Testime totale            682,565

Raste pozitive             132,071

Raste të shëruara        126,405

Raste Aktive                  3,230

Humbje jete                  2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2509

Korçë            142

Shkodër       132

Fier               74

Lezhë           71

Vlorë             66

Gjirokastër   66

Elbasan        57

Berat             51

Durrës          30

Kukës           20

Dibër           12

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re