

Për shkak të temperaturave të larta, një grup miqsh kishin shkuar për t’u larë në lumin Devoll, pa e ditur se do të ndodhte një tragjedi.
Një vajzë rreth moshës 15 vjeçe, është mbytur të gjitë po laheshin në lumë.
Kanë qenë autoritetet ata që kanë nxjerrë trupin e pajetë të të ndjerës.
“Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur. Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.’‘ – njofton policia.
