Skip to content

Një lamtumirë prekëse për Albana Kullolli (Kastrati), pedagoge dhe eksperte e njohur

hudhra 9

Me dhimbje të thellë, njoftohet ndarja nga jeta e Albana Kullolli (Kastrati), pedagoges dhe ekspertes së njohur, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Albanës e ka dhënë bashkëshorti i saj, Agron Kastrati, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Statusi në Facebook i Agron Kastrati:

Të Allahut jemi dhe tek ai e kemi kthimin. 🤲
O Allah mëshiroje Albanen me Xhennetin Firdaus. Amin 🤲 Amin 🤲 Amin 🤲

Pritja për shokët, miqtë dhe të afërmit do të zhvillohet sot (e shtunë) më 19 korrik 2025, në orën 19:00 në Vojusht. Pritja do të vazhdojë edhe të dielën dhe të hënën.

Albana ka qenë një figurë e nderuar e shoqërisë, me një karrierë të pasur akademike. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës në vitin 2004, në Fakultetin Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet. Po atë vit, nisi rrugëtimin e saj si pedagoge pranë të njëjtit fakultet.

Në vitet 2006–2008, Albana përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa më 19 janar 2017, mbrojti me sukses gradën “Doktor i Shkencave”.

Ndarja e Albanës ka lënë boshllëk të madh në jetën akademike dhe në jetën e shumë atyre që e njihnin.