Jugu i Shqipërisë, më konkretisht Saranda, nuk ka vetëm detin, as vetëm trashëgiminë e pasur me Butrintit superxhevahir nga antikteti, por ka dhe plantacionet e mandarinave, të cilavë u janë shtuar vitet e fundit dhe ato të shegëve.

default

Këto pamje të marra nga sipër tregojnë qilimin e magjishëm të punës dhe talentit në bujqësi, që nga Butrinti e poshtë, deri në Konispol, si një leksion të shqiptarëve për shqiptarët se puna dhe vetëm puna të ndryshon gjendjen e jo llafet, aq më pak ankesat e aq më pak dëshpërimi.

default

Prej vitesh, në cepin më jugor të Shqipërisë, aty ku zhvillimet turistike njohin vetëm ngjitje, ofrohet dhe kjo pamje, që gjithashtu mund të jetë një tërheqje turistike.

Ky vit, ka qenë ndër më të bereqetshmit në mandarina.

Nga Bashkia Konispol bëhet me dije se deri më tani janë tregtuar 18400 ton mandarina  për eksport dhe 1600 ton për tregun vendas. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re