Nga; Hoxhë Alban Gorishti

Prej shprehjeve me të cilat e kam hapur librin tim (A nuk është mëngjesi afër?) ka qenë edhe ajo që ka qarkulluar shumë kohët e fundit e cila I është atribuar sociologut arab Ibn Haldun. Ai thoshte : Kohët e vështra prodhojnë burra të fortë , burrat e fortë prodhojnë prosperitet ndërsa prosperiteti prodhon burra të dobët dhe burrat e dobët prodhojnë luftra (kohë të vështira). Prej gjërave që sot të bën më tepër përshtypje është edhe përkeqësimi dhe keqperceptimi I koncepteve më të thjehsta morale dhe etike, këtë ma përforcoi një ngjarje e rëndomtë të cilën ma tregoi një mik. Miku im më tregoi për një cift në një prej resorteve të njohura të vendit tonë, të cilët kishin dalë për të shkuar në plazhin aty afër pa asnjë rrobë veshur ndërsa rroja I objektit I bërtiste për tu veshur ,por përgjigjja e tyre ishte një kritikë për pretendimet e natyrshme të rojes së objektit, duke I përsëritur shpesh fjalë si I prapambetur, jemi në shekullin e 22, shpellar etj.
Kjo ngjarje tregon përmbysjen e koncepteve dhe virtyteve në një kohë që pavarsisht teknologjisë dhe lluksit, realisht po shikojmë se krizat (luftrat) dhe problemet sociale vetëm sa po shtohen dhe po thellohen, ndërsa vesi është shndërruar në virtyt dhe e kundërta. Kurse tek Allahu vesi është I urrejtur ndërsa virtyti I dashur. Duke thënë këtë shikoj palët të cilat tashmë janë reshtuar ndërsa lufta akoma nuk ka ndezur fitnen e saj më të madhe. Dikur pejgamberi thoshte për njërin prej shokve të tij se ai vlen sa 1000 burra, patjetër që po, pasi me vdekjen e të virtytshmit nuk vdes vetëm një burrë por vdesin me dhjetra morale, fatkeqësia nuk është tjetër vetëm se kur paksohen të virtytshmit dhe shtohen të këqinjtë. Ndërsa vdekja e të keqit është mirësi dhe çlirim,çlirim I gjithçkaje madje edhe I ajrit të cilin ky I fundit e ndot me frymlëshimin e tij infektues. Në luftën e bedrit pejgamberi alejhi selam I kërkonte mbrojtje dhe ndihmë Allahut nëpërmjet njerëzve të vuajtir port ë virtytshëm ai I lutej papushim Allahut ndërkohë që rreshtat u përballën me ato të armikut dhe thoshte : اللهم إنهم حفاة فاحملهم اللهم إنهم عراة فاكسهم اللهم إنهم جياع فأشبعهم : O Allahu im ata nuk kanë kafshë që ti mbarti (në përballjen e armikut) ndaj lehtësoja lëvizjen nëpër fushbetejë, janë të paveshur ndaj jepi veshje të përshtatshme, janë të urritur ndaj ushqeji Ti”. Në sistemin e sotshëm prej kategorive që më së shumti janë braktisur, janë anashkaluar dhe injoruar janë pikërisht kategoria e njerëzve dinjitoz, të thjshtë dhe virtuoz, por të cilët nuk kanë gjë në dorë dhe shtresa e cila goditet më së tepërmi nga mungesat dhe privimet që vijnë si pasojë e fitneve. Ndërsa të tjerët janë shtresa e cila nuk e ka problem të bëjë kompromis me gjithcka si e si të mos humbasi privilegjet e tyre edhe pse ky “privilegj” është në të vërtetë ves dhe shtrembërim I të natyrshmes pikërisht si pretendimi i mësipërm I çiftit të zhveshur nga çdo virtyt.
Me ç’duket këtij brezi nuk i mjaftojnë manualet e ndryshme etike dhe as programet jetësore të atyre që më parë nesh e kanë sjell njerëzimin deri këtu, kjo pasi me të gjithë të këqijat e veta të parët luftuan për familjen (ardhmërinë) ndërsa ky brez po e shkatërron atë. Për këtë lufta e atij që mbart këtë program të mbrapshtë ka për të qenë një luft kundër vet sigurisë dhe vazhdimsisë së njeriut në këtë tokë, kundër vet Zotit I cili dhuron por edhe e merr pas këtë dhuratë nëse njeriu e pushton hapsirën mediatike me vese dhe poshtërsi , duke iu imponuar edhe pjesës tjetër. Kështu ajo që themi apo shkruajmë I shërben shkoqitjes dhe orientimit, interpretimit me dobi dhe dobisë pas çdo interpretimi. Kështu sot jemi në një periudhë të ndërmjetme midis një brezi burrash të qëndrueshëm dhe brezit pa kurfarë shtylle kurizore, për këtë sado të zgjasi lufta duhet thënë se prezenca e “burrave” dhe të mirëve në mesin tonë është siguri për mos pëtrshkallëzimin e situatave, ndoshta kur ky breëz të shuhet, ata që do të ngelen më pas do ta përshkallëzojnë të keqen (amoralen) në mesin e tyre e kur amoralja të shtohet, padyshim që përshkallzimi I krizave ka për të qenë më I fortë, ndërkohë mbani frenat fort dhe I shtoni të mirët në mesin tuaj. Dhe mos harroni se I miri nuk është I forti që ndodhet tek njerëzit por I dashuri që është I pranuar tek Zoti. E kështu pas lutjes së pejgamberit alejhi selam , në luftën e Bedrit , nëpërmjet të vuajturve të virtytshëm, Allahu iu përgjigj duke I thënë: Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi)”. Enfal 9 .
Përkujtoni nëse e doni ndihmën, e nëse jo vazhdoni me harresën tuaj.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re